Characteristics of Selman Riza’s philological work with old Albanian texts Cover Image

Veçori të punës filologjike të Selman Rizës me tekstet e vjetra shqipe
Characteristics of Selman Riza’s philological work with old Albanian texts

Author(s): Anila Omari
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Characteristics of Selman Riza; philological work ; Albanian Texts;

Summary/Abstract: Në krijimtarinë e gjerë e të shumanshme shkencore të Selman Rizës një vend nderi zënë ndihmesat e tij në fushën e filologjisë së teksteve të vjetra shqipe. Përveç studimeve të mirëfillta gjuhësore që mbështeten në dëshmitë e teksteve të vjetra shqipe, ai dha një kontribut të çmuar edhe në fushën e filologjisë tekstuale të autorëve më të vjetër të shqipes. Megjithëse nuk ndërmori ndonjë botim kritik të plotë prej teksteve të vjetra shqipe, punimet e tij “Fillimet e gjuhësisë shqiptare” dhe krestomacia gjuhësore “Pesë autorët më të vjetër të shqipes”, me copa tekstesh të transkriptuara e të transliteruara që zgjodhi e botoi, studimet e tij të veçanta për probleme të grafisë e të ortografisë së teksteve të vjetra, apo edhe kriteret e transkriptimit të shembujve nga autorët e vjetër në studimin e tij për nyjat, flasin për një përgatitje të plotë filologjike të Selman Rizës, për një njohje të thellë të gjuhës së folur e të shkruar shqipe në fazat e ndryshme të saj, për një rreptësi shkencore në interpretimin e grafive të vështira, por edhe për një mprehtësi e intuitë prej gjuhëtari të hollë e analizë prej psikologu të mentalitetit dhe botës shpirtërore e kulturore të autorëve të shqyrtuar. Kjo plotësi e formimit të Selman Rizës si gjuhëtar e si filolog e ka burimin në radhë të parë te studimet e tij të larta në fushën filologjisë gjermane, por edhe në fusha të tjera si jurisprudencë1 etj

  • Issue Year: 2010
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 093-100
  • Page Count: 8
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode