RRUGA DREJT PËRZIERJES SË ZHANREVE: NGA INTERPRETUESIT TE PRANIMI I AUDIENCËS
THE PATH TO GENRE MIXING: FROM PERFORMERS TO AUDIENCE ACCEPTANCE
Author(s): Leontina Gega-Musa, Lumnije KadriuSubject(s): Customs / Folklore, Music, Cultural Anthropology / Ethnology, Sociology of Art
Published by: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Keywords: Mixing genres; folk singer; pop singer; the public; acceptance;
Summary/Abstract: Pothuajse të gjitha zhanret muzikore kanë veçoritë e tyre dhe priren të ruajnë origjinalitetin. Veçoritë e zhanreve muzikore, ku bën pjesë edhe interpretimi dhe pastaj adhurimi i një zhanri të caktuar muzikor, shpeshherë bëhen përcaktues identifikimi me një grup të caktuar (nën)kulturor. Muzika popullore tradicionale është konsideruar si një nga zhanret më pak fleksibël ndaj ndryshimeve pasi nënkupton jo vetëm autenticitet, por edhe lidhje të fortë me të kaluarën e “pandryshueshme”. Megjithatë, sot jemi dëshmitarë të përzierjeve të ndryshme zhanrore në muzikë dhe një rast mjaft i pazakonshëm i përzierjes së zhanreve në skenën kosovare, mund të konsiderohet ai i viteve ’90 të shekullit XX, kur dy këngëtarë shumë të njohur të muzikës popullore, Hashim Shala dhe Tahir Drenica, pranuan bashkëpunimin me këngëtaren dhe tekstshkruesen e njohur të estradës Aida Baraku. Sfidë nuk paraqiste vetëm përzierja e zhanreve muzikore, por edhe përmbajtja e tekstit të këngës, e cila ishte mjaft provokuese, marrë parasysh se paraqiste një devijim nga "personaliteti modal" i shqiptarit, i cili reprezentohet përmes pamjes dhe shembullit të këngëtarëve popullorë tradicionalë. Në këtë punim do të trajtohet se: si ka ndodhur ky bashkëpunim, cilat kanë qenë motivet, a ka pasur hezitim në këtë bashkëpunim, çfarë mendon publiku i këngës popullore për këtë këngë e çfarë audienca e kësaj kënge. Deri te të dhënat është arritur përmes intervistave me këngëtaren Aida Baraku, (dy këngëtarët e muzikës popullore kanë vdekur) dhe fansat, si dhe nga kërkimet në revistat e kohës në lidhje me këtë çështje.
Journal: Gjurmime Albanologjike - Folklor dhe etnologji
- Issue Year: 2023
- Issue No: 53
- Page Range: 59-89
- Page Count: 31
- Language: Albanian
- Content File-PDF