Characteristics of the first phase of linguistic planning of Albanian language (1462-1908) Cover Image

Veçori të fazës së parë të planifikimit gjuhësor të shqipes (1462-1908)
Characteristics of the first phase of linguistic planning of Albanian language (1462-1908)

Author(s): Rami Memushaj
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Characteristics ; phase of linguistic planning ; Albanian language ; 1462-1908 ; Albanian History

Summary/Abstract: Gjuha, veçse mjet themelor komunikimi, përbën edhe një objekt kundrimi nga ana e bashkësisë që e përdor. Kur një bashkësi nis të ndërhyjë në gjuhën e saj për ta bërë më të efektshëm këtë mjet komunikimi, mu aty zë fill planifikimi gjuhësor. Hapin e parë në planifikimin e një gjuhe e përbën përpjekja për ta përcjellë informacionin gjuhësor jo vetëm me tinguj, po edhe me materie grafike, pra duke e shkruar gjuhën. Një gjuhë e paalfabetizuar, d.m.th. e pashkruar, është idiomë e një fisi a një bashkësie etnike që ende nuk ka arritur të formojë një njësi politiko-gjeografike. Po kur një bashkësi gjuhësore arrin një shkallë të atillë njësimi sa të krijojë një bashkim politik të ngjashëm me shtetin, atëherë lind nevoja e grafizimit të gjuhës, pasi shteti nuk mund të funksionojë pa një gjuhë të shkruar. Kjo e vërtetë e historisë së alfabeteve të gjuhëve më të vjetra të shkruara, vlen edhe për historinë e alfabetit të shqipes, një gjuhë e dëshmuar shumë vonë me shkrim.

  • Issue Year: 2008
  • Issue No: 03-04
  • Page Range: 033-047
  • Page Count: 15
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode