The Role of the Mass Media in Promoting New Cultural Values Cover Image
  • Price 4.50 €

ROLI I MJETEVE TË INFORMACIONIT MASIV PËR NXITJEN E VLERAVE TË REJA KULTURORE
The Role of the Mass Media in Promoting New Cultural Values

Author(s): Andrea Zlatar
Subject(s): Cultural Essay, Political Essay, Societal Essay
Published by: Përpjekja
Keywords: policies for culture; Mass Media ; Promoting New Cultural Values;Cultural Values;

Summary/Abstract: Nëqoftëse ekziston ndonjë pikë e parbashkët ku mund të vëmë shenjën e barazimit midis sistemit socialist-komunist dhe partive totalitare me orientim të djathtë, kjo padyshim është mungesa e tolerancës ndaj intelektualit të pavarur, individit borgjez. Stigma të tilla si “njeri borgjez” dhe “kulturë borgjeze” mund ta çonin njeriun në burg në vitet ’50, ndërsa në vitet ’70 – ’80 botimi i veprave të tij/saj do të kishte qenë i vështirë dhe prania e tij/saj në jetën publike do të kishte qenë nën masa shtrënguese. Në shumicën e rasteve, gjatë periudhës së socializëm-komunizmit kultura borgjeze mbijetoi si një zakon, duke u bërë shpesh një nga normat e jetës (së rëndomtë) borgjeze, duke e ruajtur jetën intime nga kthetrat e ideologjisë totalitare. Gjatë socializmit kultura borgjeze njihej nga frekuentimi i rregullt i operas, si kulm simbolik i kulturës (së rëndomtë) borgjeze, strehohej në apartamente të stolisura me stil “borgjez” dhe mbrohej me anë të zakoneve të stilit të lartë përmes kulturës së përditshme të jetesës. Megjithatë, kjo formë kulture është tërheqëse për një analizë sociologjike të mbrojtjes (ose ruajtjes) së jetës urbane në vendet socialiste ku procesi i shkatërrimit të shtresës së mesme zgjati për dekada, por pa përfunduar asnjëherë tek “zgjidhja finale e çështjes borgjeze”.

  • Issue Year: 2003
  • Issue No: 18
  • Page Range: 011-019
  • Page Count: 9
  • Language: Albanian