Historic awareness - A paralel life? The ideas of Zija Gëkalpit and Branko Merxhani on nation and modernization Cover Image
  • Price 5.90 €

Jetë paralele?Idetë e Zija Gëkalpit dhe Branko Merxhanit mbi kombin dhe modernizmin
Historic awareness - A paralel life? The ideas of Zija Gëkalpit and Branko Merxhani on nation and modernization

Author(s): Enis Sulstarova
Subject(s): History
Published by: Përpjekja
Keywords: Historic awareness ;Zija Gëkalpit ;Branko Merxhani ; nation ; modernization; Albania; Albanian

Summary/Abstract: Ky numër i Përpjekjes, që i dedikohet çështjeve të ndryshme të gjuhës dhe të letërsisë, hapet me një debat të zhvilluar në KUVENDIN E STUDIMEVE ILIRE, që u mbajt në Tiranë nga 15 deri më 20 shtator 1972, midis gjuhëtarit italian me famë botërore Giuliano Bonfante, i cili vdiq këtë vit në Itali në moshën 100 vjeçare, dhe gjuhëtarëve tanë Eqrem Çabej dhe Androkli Kostallari1. Debati midis tyre zhvillohet mbi vërtetësinë e tezës së etnogjenezës iliro shqiptare. Bonfante sjell argumente në favor të tezës trako shqiptare kurse Çabej dhe Kostallari e kundërshtojnë shkencëtarin italian në emër të tezës ilire. Në përgjigjen e tij përfundimtare Bonfante shprehet: “Më vjen keq se nuk mund t’i pranoj kritikat që m’u bënë, mbasi nuk është rrëzuar asnjë prej argumenteve të mia” duke mbyllur kështu një debat që ndoshta është i vetmi që u mundësua në atë kohë të konsideruar të “hapjes” së Shqipërisë dhe që u pasua pastaj me periudhën e gjatë të luftës së egër kundër të ashtuquajturit “liberalizëm”në të cilën shkenca e gjuhësisë shqiptare, ashtu sikurse në përgjithësi kultura shqiptare, humbi çdo kontakt, e aq më pak dialog, me shkencën e kulturën përtej kufirit, duke hyrë kështu në një periudhë autizmi edhe më të rëndë. Pa u ndalur në hollësira rreth debatit, shumë interesant si për profesionistët edhe për lexuesit që nuk kanë profesion gjuhësinë, në këtë editorial duam të ritheksojmë edhe një herë arësyen pse Përpjekja ngulmon në botimin e materialeve të tilla ku vihen në diskutim “të vërteta” që kanë marrë vulën e padiskutueshmërisë së tyre në kohën e diktaturës e që vazhdojnë të mbeten kësisoj, të padiskutueshme, edhe 15 vjet pas rënies së komunizmit.

  • Issue Year: 2007
  • Issue No: 24
  • Page Range: 102-122
  • Page Count: 21
  • Language: Albanian