Gruaja në politikat shtetërore të Monarkisë
The woman in the policies of the Albanian Kingdom
Author(s): Fatmira MusajSubject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: woman in the policies ; Albanian Kingdom ; Albania; Albanian History;
Summary/Abstract: A. Zogu u fut në skenën politike shqiptare me një ambicie për karrierë por edhe me një ambicie për t’a orientuar zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit drejt Perëndimit. Në vitin 1922 në postin e MP Brendshme në një letër drejtuar punonjësve të administratës e cila ka trajtën e një programi pune, ai shpalosi pikëpamjet dhe idetë e tij për ndërtimin dhe funksionimin e shtetit. Ai shprehej: “Ne duhet të ruejmë (shohim - F.M.) nga perëndimi. Shqipëria ka qenë mikesha e vogël e Europës marë, ka qenë para katër shekuj e gjysëm si drita e syrit të botës së qytetnueme, pse atëherë nuk ka pasë kurrë ndonjë lidhje me orientin”. Duke i qëndruar besnik këtij vizioni, pas kthimit në pushtet në vitin 1925, ai ideoi dhe ndërmori reforma gjatë qeverisjes. Në këto reforma do të zinte vend edhe gjendja e gruas shqiptare me problematikën e saj.
Journal: Studime Historike
- Issue Year: 2009
- Issue No: 03-04
- Page Range: 213-223
- Page Count: 11
- Language: Albanian
- Content File-PDF