LEF NOSI DHE HISTORIA E FLAMURIT TË PAVARËSISË Cover Image

LEF NOSI DHE HISTORIA E FLAMURIT TË PAVARËSISË
LEF NOSI DHE HISTORIA E FLAMURIT TË PAVARËSISË

Author(s): Ledia Dushku
Subject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: NOSI DHE HISTORIA ; FLAMURIT TË PAVARËSISË

Summary/Abstract: Ishte 23 nëntor i vitit 1912, kur Lef Nosi së bashku me Mit’hat Frashërin e Shefqet Dainë pasi morën mandatili për të përfaqësuar Elbasanin në Kuvendin e Vlorës, nisën rrugëtimin e tyre në drejtim të qytetit bregdetar, ku pritej të ngrihej flamuri kombëtar. Së bashku me ta udhëtonin edhe përfaqësuesit e Kosovës, Salih Gjuka e Bedri Pejani. Pasi fjetën një natë në Godolesh në çifligun e Dhimitër Dashit vazhduan udhëtimin e tyre pa e ditur se në lundrën e Petovës, historia do t’i kishte rezervuar një surprizë: takimin me Ismail Qemal Vlorën. Që nga ky moment delegatët e Elbasanit dhe të Kosovës do t’i bashkëngjiteshin karvanit të tij drejt Vlorës. Qemal Karaosmani, një tjetër delegat i Elbasanit që shoqëronte pinjollin e Vlorajve, në kujtimet e tij të publikuara në vitin 1936, do ta përshkruante kështu momentin e mësipërm: “Posa mbërritëm tek lundra e Petovës, mbasi në atë kohë nuk ekzistonin ura nëpër lumenj, u takuam me delegatët e Elbasanit dhe të Kosovës: Lef Nosi, Shefqet Daiu, Mi’hat Frashëri, Salih Gjuka dhe Bedri Pejani...Kur delegatët e përmendur ishin duke u fjalosur me Ismail Qemalin, ne që ishim të armatosur ca e ca u hodhëm në lundra dhe kaluam në anën tjetër të lumit. Në këtë moment prej buzës së malit dolën disa gjindarmë dhe u drejtuan drejt Plakut që kishte mbetur pa kaluar, bashkë me delegatët e Elbasanit. ...Në të kthyesen e lundrave për të marrë I. Qemal Benë me delegatët e Elbasanit, vrapuan edhe disa prej nesh që t’i vinin në ndihmë, por kur mbërritëm në mes të lumit, gjindarët u avitën dhe u doli përpara Lef Nosi e u fjalos me ta, pastaj i mori dhe i pruri ke I. Qemali që e nderuan dhe i puthën dorën...Prej andej mbërritëm në Fier, tek Ymer Vrioni, ku hëngrëm drekën. Për darkë nuk qëndruam sepse I. Qemali tha se duhej të shkonim një orë e ma parë në Vlorë... Mbas orës tre u nisëm nga Fieri dhe vajtëm në lundrën e Vjosës dhe si kaluam, hymë në rajonin e Vlorës, ku kishin dalë për të na pritur shumë persona ...

  • Issue Year: 2013
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 239-246
  • Page Count: 8
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode