MUSINE KOKALARI EDHE STUDIUESE E ETNOKULTURËS SHQIPTARE
MUSINE KOKALARI EDHE STUDIUESE E ETNOKULTURËS SHQIPTARE
Author(s): Agron XhagolliSubject(s): Anthropology, Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: MUSINE KOKALARI EDHE STUDIUESE E ETNOKULTURËS SHQIPTARE
Summary/Abstract: Etnokultura shqiptare ka gjetur pasqyrimin e vet jo vetëm në mbledhjet dhe botimet korrekte të lëndës etnografike dhe vlerave folklorike, por edhe në trajtesat e natyrave të ndryshme në suazën e një krijimtarie përgjithësisht letrare. Kështu, midis të tjerash, do të veçonim sjelljen e dukurive të mirëfillta etnografike në një vepër letrare, si në romanin e Pashko Vasës, “Bardha e Temalit”1, stilizimin e lëndës së mirëfilltë folklorike në veprën letrare të Mitrush Kutelit2 etj. Gjithashtu, në historinë e letërsisë shqipe gjejmë dhe një mënyrë trajtimi të veçantë, siç është mpleksja e mjaft dëshmive etnokulturore në një vepër me vlera krijuese artistike dhe letrare. E ndeshim këtë dukuri mirëfilltazi në veprën e Musine Kokalarit.3
Journal: Kultura Popullore
- Issue Year: 2010
- Issue No: 01+02
- Page Range: 247-251
- Page Count: 5
- Language: Albanian
- Content File-PDF