DUKURIETNOKULTURORE NË VESHJET TRADICIONALE TË SHESTANIT (KRUJË) Cover Image
  • Price 4.50 €

DUKURIETNOKULTURORE NË VESHJET TRADICIONALE TË SHESTANIT (KRUJË)
DUKURIETNOKULTURORE NË VESHJET TRADICIONALE TË SHESTANIT (KRUJË)

Author(s): Afërdita Onuzi
Subject(s): Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: DUKURIETNOKULTURORE ; VESHJET TRADICIONALE ; SHESTANIT (KRUJË)

Summary/Abstract: Nuk do të ishin të sakta vlerësimet për veshjet tradicionale të Shestanit, të kësaj rrethine etnografike të krahinës së Krajës, pa njohur sadopak kushtet gjeografike, historike, ekonomike e kulturore në të cilat u zhvilluan dhe bënë jetën e tyre këto veshje. Kjo mundësi na u krijua për herë të parë në muajin qershor të vitit 2011, gjatë një ekspeditë kërkimore në terren, e cila u zhvillua nga një grup studiuesish të instituteve të ndryshëm, pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike, në Tiranë. Me këtë rast u vizituan një numër i konsiderueshëm fshatrash e vendbanimesh të krahinës së Krajës, në të cilën tashmë jetonte një numër i kufizuar banorësh, madje disa fshatra ishin braktisur plotësisht. Megjithatë gjurmë e dëshmi të tjera ekzistonin mjaftueshëm për të krijuar një ide lidhur me kushtet e rrethanat që ndikuan në proceset e zhvillimit të jetës në këto anë. Brenda pak ditësh në terren, të papritura e kuriozitete nga më të ndryshmit na shoqëruan dhe intriguan vazhdimisht. Dhe s’ka se si të ndodhë ndryshe kur je ndodhur e ke jetuar kaq pranë qendrave të tilla, si Shkodra, me histori mijëravjeçare e zhvillim rrëzëllimës, apo si Shasi, Danja, Sarda, Drishti, Ulqini e Tivari, të njohura të gjitha për nivelin e lartë të qytetërimit të tyre, i cili zë fill qysh në kapërcyell të antikitetit të vonë.

  • Issue Year: 2012
  • Issue No: 01+02
  • Page Range: 025-032
  • Page Count: 8
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode