PROLETARIZIMI, SHTETIDHE SHOQËRIA: REFLEKTIME MBINATYRËN E MODERNITETIT NË SHQIPËRI
PROLETARIZIMI, SHTETIDHE SHOQËRIA: REFLEKTIME MBINATYRËN E MODERNITETIT NË SHQIPËRI
Author(s): Olsi LelajSubject(s): Anthropology, Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: PROLETARIZIMI ; SHTETIDHE SHOQËRIA ; REFLEKTIME MBINATYRËN ; MODERNITETIT NË SHQIPËRI
Summary/Abstract: Me ardhjen në pushtet të Partisë Komuniste drejtuar nga diktatori Enver Hoxha, industrializimi dhe modernizimi i vendit u bënë një përparësi politike e shtetit Shqiptar të pas Luftës së Dytë Botërore. E ashtuquajtura ideologji Marksite-Leniniste, që u adoptua si doktrina bazë e shtetit, e portretizonte puntorinë si klasa e cila kishte pushtetin ekonomik dhe politik në shoqëri. Ngritja në këmbë e industrisë socialiste, krijimi i klasës punëtore, ndërtimi i qendrave të reja urbane dhe edukimi masiv janë veçse disa prej variableve, nëpërmjet të cilave mund të shqyrtohet dhe analizohet modemiteti shqiptar gjatë socializmit. Duhet parashtruar se modemiteti në Shqipëri nuk fillon me socializmin-real, por mbase me ngritjen e shtet-kombit; pavarësia dhe lindja e shtetit Shqiptar mund të konsiderohen momenti kur modemitetit fillon ti raportohet shoqërisë shqiptare dhe anasjelltas. Qëllimi i këtij punimi është që nëpërmjet hetimit të disa prej proceseve proletarizuese e klasëformuese gjatë socializmit shtetëror në Shqipëri të paraqesim një skicë analitike, nga ku të lexohet modemiteti dhe pasojat e tij mbi shoqërinë. Ky punim do të jetë i struktuar si në vijim. Pjesa e parë përpiqet që të japë në mënyrë koncize dhe pa u zgjeruar shumë në tematikë një përshkrim sa më të qartë të nocionin të proletarizimit ashtu siç pasqyrohet në disiplinën e shkencave sociale gjerësisht dhe në antropologjinë sociale më ngushtësisht. Kurse pjesa e dytë analizon dhe skicon duke u mbështetur në të dhëna etnografike dhe sociologjike proceset specifike proletarizuese e klasë-formuese ndërmjet të cilave kaloi shoqëria Shqiptare gjatë socializmit shtetëror1.
Journal: Kultura Popullore
- Issue Year: 2012
- Issue No: 01+02
- Page Range: 079-102
- Page Count: 24
- Language: Albanian
- Content File-PDF