FOLKLORINË VËMENDJE TË FAN S. NOLIT
FOLKLORINË VËMENDJE TË FAN S. NOLIT
Author(s): Agron XhagolliSubject(s): Anthropology, Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: FOLKLORINË VËMENDJE ; FAN S. NOLIT
Summary/Abstract: Rilindësit shqiptarë, përgjithësisht, e kanë çmuar së tepërmi rolin dhe rëndësinë e folklorit, funksionet e tij, duke i vënë, në shumë raste, në shërbim të qëllimeve patriotike. Duke u përfshirë në këtë lëvizje të rëndësishme kombëtare, edhe Fan S. Noli, kur bën fjalë për kulturën tonë, ndër të tjera, shprehet: “Rilindja shqiptare, doemos, ishte një lëvizje politike dhe kulturore. Qëllimi ynë ishte të shpejtonim themelimin e një shteti të pavarur shqiptar dhe të çonim më tej kulturën dhe letërsinë shqiptare Në këtë vazhdë, Noli nuk i ka lënë pa shprehur interesimet e veta për folklorin, si një nga përbërësit e rëndësishëm të kulturës shqiptare. Për më tepër, për të mbështetur idetë e veta, në shumë raste, ai i është drejtuar konkretisht krijimtarisë folklorike shqiptare.
Journal: Kultura Popullore
- Issue Year: 2012
- Issue No: 01+02
- Page Range: 333-342
- Page Count: 10
- Language: Albanian
- Content File-PDF