Aktiviteti i federatës “Vatra” Në Vitin 1912
Vatra Federation activity in 1912
Author(s): Sokol GjermeniSubject(s): Diplomatic history, Recent History (1900 till today), 19th Century, Political Essay
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Summary/Abstract: Ndryshimet e reja që po ndodhnin në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare gjatë fondit të dekadës së parë dhe fillimit të dekadës së dytë të shek. XX gjetën jehonë të gjerë jo vetëm brenda vendit por edhe në kolonitë shqiptare të mërgimit. Diaspora shqiptare që jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të pëijetonte një evoluim ekzistencial, në zhvillimet e saj të brendshme në planin organizativ, drejtues, njerëzor, si edhe në planin e botimeve propaganduese. Ajo sikurse dhe simotrat e tjera të diasporës kombëtare u investua dhe veproi në procesin e pasurimit, përhapjes dhe të nyjëtimit të shqiptarisë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Qëllimi i saj ishte për t’iu bashkuar të njëjtit kohezion politik dhe diplomatik, i cili kërkonte jo vetëm kryengritje, por edhe pjesëmartje, financime, kontribute, organizim dhe unitet për të ngarendur drejt Shpalljes së Pavarësisë dhe krijimit të shtetit të pavarur në Shqipëri. Shoqëritë dhe komitetet e kolonive shqiptare të mërgimit sidomos ato të Rumanisë dhe të Amerikës me propagandën e tyre kulturore, arsimore, politike si dhe me ndihmën direkte që i dhanë lëvizjes në Shqipëri u bënë vatra të rëndësishme të çështjes nacionale* 1. Publikimi më 15 shkurt 1909 i numrit të parë të gazetës “Dielli” si pasuese e gazetës “Kombi”, me mbështetjen e Shoqërisë Besa-Besë, dhe mbërritja e Faik Konicës, i cili do të bëhej botuesi i gazetës “Dielli”, ishin momente historike që do të ndikonin në zhvillimin e ndërgjegjes kombëtare dhe politike të emigrantëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara. Shija e lirisë si dhe mjedisi i favorshëm për të zhvilluar e organizuar veprimtari patriotike dhe publicistike të pacensuruar nga shteti amerikan tërhoqën të tjerë nacionalistë shqiptarë në Amerikë.
Journal: Studime Historike
- Issue Year: 2015
- Issue No: 01-02
- Page Range: 229-239
- Page Count: 11
- Language: Albanian
- Content File-PDF