Gruaja në Shqipëri në vitet e Luftës së Parë Botërore (1915-1918)
Woman in Albania in the early years of the First World War (1915-1918)
Author(s): Fatmira MusajSubject(s): Gender history, Pre-WW I & WW I (1900 -1919)
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Albania; First World War; Woman;
Summary/Abstract: Pas Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare deri në tïllim të Luftës së Parë Botërore, gjendja e gruas në Shqipëri nuk njohu ndonjë ndryshim. Në pozitën e saj reflektohej prapambetja ekonomike, shoqërore e kulturore e vendit të sapodalë nga sundimi osman. Parë në tërësi gjendja e saj në vitet 1915-1918, u rëndua edhe më shumë. Fuqitë e Mëdha të dy blloqeve ndërluftuese, gjatë këtyre viteve, shkelën vendimin e Konferencës së Londrës të vitit 1913, mbi garancinë për asnjanësinë e shtetit shqiptar dhe shtrinë pushtimin në të gjithë sipërfaqen e vendit, duke larguar prej tij ushtritë pararendëse, serbe e greke. Gruaja shqiptare pas përjetimit të vrasjeve, përdhunimeve, shpëmguljeve me dhunë të shkaktuara nga ushtritë e shteteve fqinje, fillimisht ashtu si pjesa tjetër e shoqërisë, i mirëpriti ushtritë aleate dhe ato të Fuqive Qendrore. Nuk u shënua ndonjë konflikt me popullsinë vendase lidhur me sjelljen karshi grave, për shkak të qëndrimit korrekt të trupave ushtarake, të cilat respektuan deklaratat e shpallura nga fuqitë ndërluftuese se do të respektonin ndjenjat e shqiptarëve1. Por në vitet e pushtimeve të huaja, fanatizmi dhe konservatorizmi që ekzistonte në shoqëri për gruan, jeta e mbyllur për pjesën më të madhe të popullsisë, kryesisht të besimit islam, u theksuan më shumë. Kjo evidentohet edhe në ditarin e ushtarit Jean-Louis Beaufils, pjesë e ushtrisë franceze që kishte pushtuar zonën e Pogradecit dhe të Korçës, i cili gjatë qëndrimit në shtëpinë e një fshatari, konstatonte se gratë rrinin të veçuara nga burrat. “Nga pëshpërimat dhe lëvizjet nëpër shtëpi,-theksonte ai,- kuptojmë se këtu banojnë gra, nëna me dy vajzat e saj, por ne sillemi sikur ato të mos ekzistojnë dhe babait të tyre i vjen mirë nga kjo sjellje. Ne i respektojmë gjërat e tyre, fenë”
Journal: Studime Historike
- Issue Year: 2015
- Issue No: 03-04
- Page Range: 203-210
- Page Count: 8
- Language: Albanian
- Content File-PDF