TREGU, ETNIA DHE IDENTITETI: ÇARSHIA E VJETËR E SHKUPIT.
Market, Ethnicity and Identity: The old street of Skopje
Author(s): Armanda HysaSubject(s): History
Published by: Përpjekja
Keywords: Market; Ethnicity and Identity; Skopje ; Albanian; Albanian Culture
Summary/Abstract: Studimi i tregjeve gjithnjë ka qenë një nga problemet kryesore të antropologjisë ekonomike. Ato janë studiuar jo vetëm për funksionin e tyre ekonomik, por edhe për atë social. Tregjet tradicionale, e veçanërisht pazaret e vjetra, e tërheqin vëmendjen e kërkuesit pasi kanë përfaqësuar jo vetëm hapësirat urbane të shkëmbimit ekonomik, por edhe hapësirat urbane me intensitetin më të lartë të komunikimit shoqëror dhe kulturor. Në Shqipëri pjesa më e madhe e pazareve, apo çarshive të vjetra janë shembur e rrënuar, me shumë pak përjashtime. Ndërkohë, në disa kryeqytete ballkanike, si Shkupi dhe Sarajeva për shembull ato vazhdojnë të ekzistojnë. Të bësh kërkim për pazaret e humbura të Shqipërisë do të thotë të ndërthurësh metodat e antropologut me ato të historianit, por kërshëria e antropologut për të vëzhguar dhe përjetuar, në këtë rast mbeten të papërmbushura. Jo vetëm kjo kërshëri, por edhe nevoja për të krahasuar çarshitë e së djeshmes me ato të të sotmes, më shtynë të ndërmarr një punë terreni dyjavore në çarshinë e vjetër të Shkupit....
Journal: Përpjekja
- Issue Year: 2008
- Issue No: 25
- Page Range: 205-222
- Page Count: 18
- Language: Albanian
- Content File-PDF