Vendi i pazarit të vjetër në planet urbanistike për zhvillimin e qytetit të Tiranës në kuadër të reformave modernizuese (1923 - 1959)
The Old Market site in the urban plans for the development of Tirana City in the scope of the modernization reforms (1923-1959)
Author(s): Armanda HysaSubject(s): Cultural history
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Old Market site ; urban development plans ; Tirana City ; scope of the modernization reforms ; 1923-1959
Summary/Abstract: Synimi i këtij artikulli është të analizojë arsyet që çuan në marrjen e vendimit për shembjen e pazarit të vjetër të Tiranës. Planet urbanistike rregulluese të qyteteve nuk hartohen thjesht dhe vetëm për të sistemuar hapësirat urbane. Ana funksionale e tyre qëndron në simbiozë me qëllime të tjera të pushtetit që i ndërmerr ato. Planet urbanistike hartohen nga urbanistët dhe arkitektët, por ideohen nga politikëbërësit, qofshin këta lokalë, apo edhe qendrorë. Në rastin e Tiranës, e sidomos që nga shpallja e saj kryeqytet, hartimi i planeve urbanistike ka qenë i lidhur drejtpërdrejt me politikat shtetërore, si një nga mjetet kryesore për kryerjen e reformave modernizuese, por edhe si një nga kanalet kryesore përmes të cilave mund të lexohet ideologjia që ushqen këto reforma. Për këtë arsye, planet urbanistike, përveç anës praktike e funksionale si rregullatore të hapësirave të organizimit ekonomik (zona e rezervuar për zhvillimin ekonomik të prodhimit e shkëmbimit), politik (zona e përqëndrimit të administratës politike e publike) e shoqëror (përgjithësisht zona e banuar, së bashku me mjediset për edukim, dëfrim, dhe mjediset e gjelbra) dhe të rrugëve që lidhin ato (sistemi rrugor i qytetit), duke përfshirë rrjetin rrugor ndërqytetës, luajnë një rol të rëndësishëm edhe në bërjen dhe zhbërjen e identiteteve.
Journal: Kultura Popullore
- Issue Year: 2009
- Issue No: 01+02
- Page Range: 153-163
- Page Count: 11
- Language: Albanian
- Content File-PDF