"Provincializimi i Evropës" dhe Debati Publik Mbi Integrimin Evropian
"Provincializimi i Evropës" and the Public Debate on European Integration
Author(s): Enis SulstarovaSubject(s): Politics, Political history, Government/Political systems, Transformation Period (1990 - 2010), EU-Accession / EU-DEvelopment
Published by: Shtëpia botuese “UET Press”
Keywords: European integration; EU; public debate; Albania; politics;
Summary/Abstract: Në prag të nënshkrimit të Asociim Stabilizimit me Bashkimin Evropian, në shtypin shqiptar nisën replikat e ashpra midis Ismail Kadaresë dhe Rexhep Qoses, jehona e të ciht vazhdon edhe sot. Prej këtij debati, ku u përshinë gati të gjithë intelektualët dhe opinionbërësit më në zë brenda dhe jashtë kufirit shtetëror (deri te arbëreshët, shih Mandala & Marku, 2006), si edhe prej debateve të tjerë të ngjashëm që janë shfaqur më parë dhe herë pas here në shtypin shqiptar, krijohej përshtypja se çështja e integrimit të Shqipërisë në BE po debatohet seriozisht në publik. Mirëpo nuk është kështu. Si ndodh rëndom në këtë vend, debati Kadare-Qose, si edhe shumë të tjerë para tij, ishte tejet provincial, me gjithë përfshitjen në të të intelektualëve tanë të shquar. E quaj provincial, sepse nuk u fol mbi përfitimet e shoqërisë shqiptare prej procesit të anëtarësimin, detyrimet e Shqipërisë në këtë fazë të re të rrugës së integrimit, mbi ecurinë e reformave, mbi ngadalësimin apo edhe dështimin e tyre të dukshëm në disa drejtime, mbi altemativat e ofiuara për realizimin sa më mirë të objektivave të integrimit etj. E thënë shkurt, nuk ishte një debat politik. Debati u soll në mënyrë të ngushtë rreth pyetjes së çuditshme: a janë apo jo evropianë shqiptarët? Pse ndodhi kjo? Pse mendimi intelektual shqiptar është i paaftë të gjenerojë një debat politik mbi integrimin dhe ta lerë "integrimin" të përdoret vetëm në rrafshin e propagandës elektorale dhe të garës së rëndomtë të partive pohtike për të marrë flamurin e evropianizmit? Pse jem i një vendperiferik duhet të zhvillojmë vetëm debate publikeprovinciale?
Journal: Polis
- Issue Year: 2006
- Issue No: 2
- Page Range: 15-19
- Page Count: 5
- Language: Albanian