The place of the songs of the Kreshniks in contemporary folklore Cover Image
  • Price 4.50 €

Vendi qe zene kengët e kreshnikëve në realitetin folklorik bashkëkohor
The place of the songs of the Kreshniks in contemporary folklore

Author(s): Agron Xhagolli
Subject(s): Customs / Folklore, Music, Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Albania; foklore; Kreshniks; songs;

Summary/Abstract: Po mbushet afërsisht një shekull nga koha kur u botua kënga e parë, jo e plotë, nga cikli shqiptar i kreshnikëve. Gjatë kësaj periudhe është mbledhur një sasi e konsiderueshme këngësh (rreth 2000 njësi e variante) e janë realizuar një sërë punimesh për problemet që lidhen me to. Kjo punë është kryer me dendësi të ndryshme në kohë të caktuara. Nga e gjithë periudha para Çlirimit ne trashëguam vetëm 160 këngë kreshnikësh të botuara dhe ndonjë parathënie a punim të pjesshëm rreth tyre. Vendin kryesor në mbledhjen dhe në studimin e ciklit e ze puna e kryer pas Çlirimit, kur, nëpërmjet ekspeditash të organizuara nga institucione të specializuara ose kërkimesh individuale të dashamirëve të folklorit, u krijuan mundësitë si për botime, ashtu dhe për studime të thelluara. Në kuadrin e vlerësimit tërësor nga Partia dhe shoku Enver Hoxha të trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar, është bërë e mundur, që edhe në drejtim të ciklit të hidhet dritë e të qartësohen mjaft probleme, si: tematika, shtrirja gjeografike, mjediset e qarkullimit, vendi që zenë këto këngë në raport me krijimet e tjera folklorike etj. Nga ana tjetër, kjo punë sistematike ka çuar në mundësinë e botimit të dy vëllimeve me këngë të kreshnikëve (në kuadrin e korpusit «Trashëgimi kulturor i popullit shqiptar»), të një vëllimi krahinor me këngë të tilla, si dhe të një vëllimi muzikor. Në të ardhmen radha e tyre do të pasohet me botime të tjera.

  • Issue Year: 04/1984
  • Issue No: 02al
  • Page Range: 97-103
  • Page Count: 7
  • Language: Albanian