WHAT DOES THE ADJECTION OF THE PAST IN THE BALKAN LANGUAGES PROOF? Cover Image
  • Price 4.90 €

Ç’DËSHMON MËNJANIMI I PASKAJORES NË GJUHËT BALLKANIKE?
WHAT DOES THE ADJECTION OF THE PAST IN THE BALKAN LANGUAGES PROOF?

Author(s): Shaban Demiraj
Subject(s): Language studies, Geography, Regional studies
Published by: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Keywords: Balkans; language; linguistics;

Summary/Abstract: Siç dihet, një varg gjuhëtarësh, sidomos pas botimit të veprës së mirënjohur të Sandfeldit të vitit 1930, i kanë kushtuar një vëmendje të posaçme kësaj dukurie, që është shfaqur, ku më herët e ku më vonë, në të gjitha gjuhët e Ballkanit, duke përfshirë edhe serbishten jugore. Pra, nga shtrirja e saj gjeografike mënjanimi i paskajores është shfaqur në më shumë gjuhë të Ballkanit se prapavendosja e nyjës shquese, e cila në greqishte del e paravendosur. Këtu nuk do të merrem me mendimet e gjuhëtarëve të ndryshëm mbi burimin apo mbi mënyrën e përhapjes së kësaj dukurie në gjuhët ballkanike, që i kam parashtruar në punime të mëparshme, aq më tepër sepse tema e këtij punimi synon të hedhë sadopak dritë për pyetjen: Ç`dëshmon mënjanimi i paskajores në gjuhët ballkanike? Natyrisht, sqarimi i kësaj pyetjeje kërkon që të thuhen paraprakisht nja dy fjalë mbi vetë kategorinë e paskajores në gjuhët indoeuropiane. Gjatë shtjellimit të punimit nuk mund të lihet pa prekur edhe çështja e paskajores në gjuhën shqipe.

  • Issue Year: 2020
  • Issue No: 50
  • Page Range: 15-25
  • Page Count: 11
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode