Krijimet e artit prehistorik-kapital intelektual i njerëzimit
Creations of prehistoric art-intellectual capital of humanity
Author(s): Muzafer Korkuti
Subject(s): Visual Arts, History of Art, Prehistory
Published by: Hrvatski institut za povijest
Keywords: prehistoric art; Art Techniques;
Summary/Abstract: Gjatë dyzet viteve (1966-2006) të kërkimeve në tërë territorin e Shqipërisë kam mundur të zbuloj dhe të grumbulloj të dhëna e dokumentacion grafik e fotografik të bollshëm për pikturën e Lepenicës (Vlorë), të Rubikut, të Reçit (Dibër), të Xibrit (Mat), të Bovillës (Tiranë) dhe Trenit (Korçë). Gjithashtu kam grumbulluar të dhëna edhe për pikturën e Vlashnjës që ndodhet në afërsi të Prizrenit (Kosovë), të cilat së toku më japin mun-dësinë të bëj disa vlerësime e përgjithësime. Pikturat dhe gdhendjet shkëmbore ruajnë kujtimet e shoqërive prehistorike, ashtu si katedralet dhe muzetë arkeologjikë ruajnë dëshmitë për shoqëritë urbane. Arti prehistorik na ndihmon të kuptojmë evolucionin e shoqërisë njerëzore, na dëshmon për mitet e lashta, për besimet, për veprimtaritë parësore në jetën e banorëve të lashtë, për veçoritë individuale të kuptimit e perceptimit të botës reale e imagjinare, të mendjes dhe të ndjenjave të krijuesve të këtyre veprave. (Fig.1)
Book: Poeta nascitur, historicus fit – ad honorem Zef Mirdita
- Page Range: 85-94
- Page Count: 10
- Publication Year: 2013
- Language: Albanian
- Content File-PDF