An "anti-crisis" Nobelist Cover Image

Një nobelist “anti-krizë”
An "anti-crisis" Nobelist

Author(s): Adrian CIVICI
Subject(s): Supranational / Global Economy, Societal Essay, Financial Markets
Published by: Shtëpia botuese “UET Press”
Keywords: financial crisis; economy; Paul Krugman; The Nobel Prize 2008; Royal Swedish Academy;

Summary/Abstract: Në kulmin e krizës të frikshme financiare që po kalon gjithë globi, krizë që po hedh shumë re të zeza mbi të ardhmen e ekonomisë botërore, ishte më se e natyrshme që të pritej me shumë interes emri i atij që do nominohej me çmimin prestigjioz “Nobel në ekonomi”. Dhe me sa duket, mesazhi dhe vlerësimi i Akademisë Mbretërore Suedeze ishte në drejtimin që pritej. Çmimi Nobel 2008 kurorëzoi ekonomistin amerikan Paul Krugman, një nga kritikët më të mëdhenj të politikës ekonomike e financiare amerikane të Presidencës Bush, një ekonomist i njohur dhe identifikuar gjerësisht si “neo-keynes-ian dhe përkrahës i teorisë së nevojës së ndërhyrjes së Shtetit për të rregulluar devijimet dhe çrregullimet e tregut”. Profesori i shquar i universitetit të Princeton-it, MIT Boston dhe editorialist i spikatur i New York Times, u laureua veçanërisht për punimet e tij në lidhje me tregjet dhe tregtinë ndërkombëtare.

  • Issue Year: 3/2009
  • Issue No: 1
  • Page Range: 191-193
  • Page Count: 3
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode