Tryezë shkencore ndërkombëtare "Shqipja midis gjuhëve indoeuropiane, origjina dhe lashtësia e saj", Tiranë, 4-5 nëntor 2024
International scientific roundtable "Albanian among Indo-European languages, its origins and antiquity", Tirana, November 4-5, 2024
Author(s): Anila OmariSubject(s): Historical Linguistics, Comparative Linguistics, Sociolinguistics, Scientific Life
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: International scientific roundtable; Albanian language; Indo-European languages;
Summary/Abstract: Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë Krahasuese dhe Indoeuropiane si dhe të Albanologjisë pranë Universitetit "Ludwig Maximilian" të Mynihut, organizuan një tryezë shkencore ndërkombëtare në datat 4-5 nëntor 2024. Kjo tryezë erdhi si vazhdim i punës që u paraqit në Kuvendin e Dytë të Studimeve Albanologjike, organizuar në Tiranë në nëntor 2022, dhe merrte shkas nga arritjet e fundit në fushën e gjuhësisë indoeuropiane, të mbështetura në metoda të kombinuara ndërdisiplinore. Fjala është në radhë të parë për artikullin e revistës amerikane Science, me autor Paul Heggarty dhe 33 bashkautorë nga disiplina të ndryshme të interesuara për këtë projekt, i cili, duke u mbështetur në të dhënat e gjuhësisë historike-krahasuese e duke përdorur një bazë të dhënash shumë të gjerë nga të gjitha gjuhët e familjes indoeuropiane, arriti në një hipotezë të re mbi origjinën e këtyre gjuhëve dhe mbi rrugët dhe kronologjinë e përhapjes së tyre. Kjo hipotezë e re kombinon aspekte të dy hipotezave të deritanishme për origjinën e gjuhëve indoeuropiane, atë të stepës ponto-kaspike dhe atë të Gjysmëhënës pjellore ose hapësirës në formë gjysmëhëne që fillon nga Deti Mesdhe e mbaron në Gjirin Persik, duke rindërtuar një teori hibride që i bashkon të dyja: pra Indoeuropianishtja e ka origjinën në harkun verior të Gjysmëhënës Pjellore, dhe vetëm disa nga degët e saj kryesore në Europë kaluan në veri përmes stepës, si një pikë kalimi dytësore. Edhe për sa i përket kohës së formimit të kësaj gjuhe, duke u mbështetur në analizat statistikore bayesiane për evolucionin e fiseve, studimi arrin në një përfundim të mesëm midis dy tezave, që përcakton një origjinë 8100 vjeçare të gjuhës së përbashkët indoeuropiane, e cila mbas 1000 vjetësh filloi të degëzohet e të shpërndahet. Studimi përfshinte ndër të tjera edhe gjuhën shqipe, me tre variante të saj, variantin standard, gegërishten dhe arbërishten, ku analizat krahasuese dhe statistikore nxirrnin një shkëputje të hershme 6000 vjet më parë të gjuhës shqipe.
Journal: Studime Filologjike
- Issue Year: 2024
- Issue No: 02
- Page Range: 261-264
- Page Count: 4
- Language: Albanian