XHUBLETA SHQIPTARE, ENCIKLOPEDIE GJALLË KULTURORE NGA EURO MESDHEU ANTIK
XHUBLETA SHQIPTARE, ENCIKLOPEDIE GJALLË KULTURORE NGA EURO MESDHEU ANTIK
Author(s): Agim BidoSubject(s): Anthropology, Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: XHUBLETA SHQIPTARE ; ENCIKLOPEDIE GJALLË ; KULTURORE ; EURO MESDHEU ANTIK
Summary/Abstract: Mendimi im shkencor për xhubletën shqiptare si enciklopedi e gjallë kulturore nga Euromesdheu antik, ka lindur në vitin 1996 në Konstanca të Rumanisë, ku zhvilloi punimet Kongresi YII i Trakologjisë. Si pjesëmarrës në grupin e studiuesve etnologë e folkloristë nga Shqipëria, unë paraqita kumtesën me titull “Simbole Pagane në Xhubletën Shqiptare10 vitet e para në punë, studiova literaturë shkencore dhe ilustrative për xhubletën; e gjurmova atë në festivale folklorikë, në arkiva e në muze, dhe më nxisnin e më frymëzonin të shkruaja e të botoja sidomos mbresat, shënimet, fotografïtë dhe skicimet e grafikat e bëra për të gjatë gjurmimeve eksploruese 6-mujore në terrenin e Malësive të Shqipërisë Veriore, ku gjallonte bukur xhubleta e veshur nga gratë malësore. Nga puna me literaturën dhe prej materialit të pasur, mbledhur në 7 ekspedita gjurmuese në vitet 1984-1988 në krahinat e Malësisë së Madhe dhe të Dukagjinit, rrethi verior Shkodër, të cilat janë shtrati më aktiv i përdorimit të veshjes me xhubletë në kohën tonë, por edhe në Malësinë e Pukës dhe në Malësinë e Gjakovës, rrethi Tropojë, si dhe në rrethin e Lezhës ku jetojnë malësorë të zbritur nga veriu, mësova se:
Journal: Kultura Popullore
- Issue Year: 2012
- Issue No: 01+02
- Page Range: 221-228
- Page Count: 8
- Language: Albanian
- Content File-PDF