LETËRSIA ARBËRESHE NË NJË KËNDVËSHTRIM TË RI METODOLOGJIK - MATTEO MANDALA, STUDIME FILOLOGJIKE PËR LETËRSINË ROMANTIKE ARBËRESHE, BOTUAR NGA SHB UNAIMI” Cover Image

LETËRSIA ARBËRESHE NË NJË KËNDVËSHTRIM TË RI METODOLOGJIK - MATTEO MANDALA, STUDIME FILOLOGJIKE PËR LETËRSINË ROMANTIKE ARBËRESHE, BOTUAR NGA SHB UNAIMI”
LETËRSIA ARBËRESHE NË NJË KËNDVËSHTRIM TË RI METODOLOGJIK - MATTEO MANDALA, STUDIME FILOLOGJIKE PËR LETËRSINË ROMANTIKE ARBËRESHE, BOTUAR NGA SHB UNAIMI”

Author(s): Anila Omari
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: LETËRSIA ARBËRESHE ; KËNDVËSHTRIM ; METODOLOGJIK ; MATTEO MANDALA ; STUDIME FILOLOGJIKE ; LETËRSINË ROMANTIKE ARBËRESHE, ; BOTUAR NGA SHB UNAIMI”

Summary/Abstract: Matteo Mandala është sot ndër majat e albanologëve italianë dhe një figurë përfaqësuese për shkencën filologjike shqiptare. Formimi i tij në radhë të parë gjuhësor e filologjik (të kujtojmë që filologët më të shquar shqiptarë kanë qenë edhe gjuhëtarët më të shquar, si Çabej, Demiraj, Riza etj.), i ndërthurur me njohuri të thella në fusha të tjera të domosdoshme për filologjinë e të lidhura ngushtë me të, si letërsia arbëreshe e shqipe, kritika letrare, historia, antropologjia kulturore, etnografia, kombinuar këto me mprehtësinë e intuitën e shkencëtarit dhe me përkushtimin e zellin e pasionuar të studiuesit, ka sjellë kontribute që kanë ndikuar ndjeshëm në atë zhvillim të madh që ka arritur vitet e fundit filologjia arbëreshe. Me një bagazh të tillë ndërdisiplinor ai ka përballuar me sukses punë madhore si botimin e veprave të Zef Skiroit, botimin kritik të veprës së Lekë Matrangës, një kryevepër e tij filologjike, pastaj veprën novatore “Mundus vult decipi” mbi mitet në historiografmë arbëreshe, botimin kritik të “Këngës së sprasme të Ballës” e punime të tjera të panumërta që kanë sjellë arritje të reja në zbërthimin dhe interpretimin filologjik e historiko-kulturor të fenomeneve të veçanta të letërsisë arbëreshe e shqipe. Një nga këto vepra që kanë kërkuar mund, kohë, dije e përkushtim të jashtëzakonshëm është libri “Studime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe” që shtëpia botuese Naimi ka zgjedhur të përkthejë në shqip me kontributin dinjitoz të Gëzim Gurgës.

  • Issue Year: 2013
  • Issue No: 03-04
  • Page Range: 189-194
  • Page Count: 6
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode