Balada popullore dhe historia
Folk ballads and history
Author(s): Jorgo PanajotiSubject(s): History, Customs / Folklore, Music, Albanian Literature, Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Albania; folklore; poetry; folk ballads; history;
Summary/Abstract: Historia e zhvillimit të poezisë sonë popullore dëshmon se në të sa vjen e bëhet më e dukshme dhe më e theksuar prirja për ta trajtuar materialin epik brenda kufijve të ngjasës, për të ruajtur dhe evidentuar sa më mirë bazën e tij neale dhe autentike, vërtetësinë e tij. Kryesisht me këtë shpjegohet ulja e gjallërisë ose ndërprerja e zhvillimit të ndonjë zhanri epik, që, për shkak të lindjes, të strukturimit e të kristalizimit si formë poetike e një kohe të caktuar, nuk mundi t’i përgjigjej prirjes së përgjithshme për vërtetësi të theksuar artistike (p.sh. cikli i kreshnikëve). Me këtë prirje lidhet, gjithashtu, profilizimi i qartë, si një zhanër me karakter të theksuar realist, vitaliteti i veçantë i 'këngëve historike. Nga ana e saj balada, si zhanër epiko-lirik, që nisi jetën e vet artistike në kohë të hershme, e ka vazhduar dhe e vazhdon këtë jetë. Dhe kjo se balada, me përmbajtjen dhe formën artistike, me aftësinë që të ndryshojë e të zhvillohet vazhdimisht, me mprehtësinë dhe elasticitetin e vet ka mundur të zbatojë lidhjet me realitetin e epokave të ndryshme historike, është treguar e aftë për t’iu përshtatur shijeve, kërkesave dhe nevojave ideoestetike të këtyre epokave. Kjo db të thotë se ka kuptim të flitet për lidhje të baladës me realitetin historik, për aftësinë e saj që të bartë, krahas llojeve të tjera të informacionit, edhe një informacion historik.
Journal: Kultura Popullore
- Issue Year: 03/1983
- Issue No: 01al
- Page Range: 163-180
- Page Count: 18
- Language: Albanian
- Content File-PDF