Mbi MARRËDHËNIEN E SHUMËZËRËSHIT VOKAL ME MUZIKËN INSTRUMENTALE POPULLORE NË TOSKËRI Cover Image
  • Price 4.50 €

Mbi MARRËDHËNIEN E SHUMËZËRËSHIT VOKAL ME MUZIKËN INSTRUMENTALE POPULLORE NË TOSKËRI
Mbi MARRËDHËNIEN E SHUMËZËRËSHIT VOKAL ME MUZIKËN INSTRUMENTALE POPULLORE NË TOSKËRI

Author(s): Klodian Qafoku
Subject(s): Anthropology, Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Mbi MARRËDHËNIEN ; SHUMËZËRËSHIT VOKAL ; MUZIKËN INSTRUMENTALE POPULLORE ; TOSKËRI

Summary/Abstract: Shumëzërëshi vokal shqiptar është një monument kulture, një vlerësim ky nga Unesco si: “Kryevepër e trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit”. Përpara se të japim shpjegimin midis marrëdhënies së shumëzërëshit vokal dhe muzikës instrumentale popullore në Toskëri, le të pasqyrojmë me pak fjalë se çfarë përfaqëson ky fenomen në përgjithësi. Në terminologji, shumëzërësh në folklorin muzikor, do të thotë i kënduar me shumë zëra. Së bashku me dialektin muzikor lab dhe dialektin toskë, përfaqësojnë shumëzërëshin e muzikës popullore të Shqipërisë Jugore. Këtë lloj praktike e gjejmë të klasifikuar në terma shkencorë dhe terma popullorë. Në shkencë, ajo paraqitet si iso-polifonia, polifonia, polifoni me iso apo shumëzërësh vokal. Ndërsa në popull, e gjejmë me termat këngë labe ose këngë toske, mbajmë e/apo ia marrim. Vendi që zë shumëzërëshi vokal toskë në folklorin muzikor, është në fakt si lidhja që ka njeriu me veten e tij. Duke arsyetuar se shumëzërëshi vokal shqiptar është një botë artistike dhe produkt i ardhur direkt nga kohëra të largëta, pohojmë se ky shumëzërësh paraqitet si një bosht i saj.

  • Issue Year: 2012
  • Issue No: 01+02
  • Page Range: 291-294
  • Page Count: 4
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode