Muzika folklorike dhe Festivali, një vështrim mbi disa aspekte të së djeshmes dhe të sotmes
Folk music and the Festival – a survey in some aspects from the past and the present
Author(s): Klodian QafokuSubject(s): Customs / Folklore, Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Folk music Festival ; past and the present
Summary/Abstract: Në traditën muzikore të pashkruar, “e reja s’është veçse një variacion i së vjetrës dhe një teknikë e tillë e të bërit muzikë është zbatuar thuajse në mënyrë universale ndër popujt e rruzullit, për arsyen e thjeshtë se variacioni, si përsëritje e ndryshuar, garanton unitetin, vazhdimësinë dhe pasurimin gradual të traditës, qoftë kjo fisnore, lokale, krahinore, kombëtare apo rajonale. Kjo përbën dhe dallimin esencial ndërmjet kulturës së shtresave të ulëta dhe atyre elitare, ku e reja shfaqet si mohim i së vjetrës, duke diktuar në këtë mënyrë ligjin e ashpër të zhvillimit dialektik. Nën dritën e një postulati të tillë, mund të zhvlerësohet si joshkencore dhe e gabuar ndarja me përpikmëri ndërmjet kategorive të etiketuara si “folklor i vjetër” dhe “folklor i ri”, që u futën në qarkullim prej politikës kulturore në kampin lindor, sepse, po të shihen në kontekstin e tyre historik, e vjetra përfaqëson kulturën reale të popullit, (ose “autentiken”), kurse e reja s’është veçse pjellë e manipulimit ideologjik ndaj kësaj kulture. Kështu që, para nxitimit për të shpallur publikisht “risitë” apo për të reklamuar tendencat bashkëkohore të festivalit të radhës, është e udhës që të shmangen fillimisht përdorimi dhe përplasja e termave pështjellues në folklor: “e reja” kundër “së vjetrës”, pasi kjo lloj “e reje”, në thelb është një diskriminim i “së vjetrës”, një mohim i saj dhe në një shkallë të konsiderueshme, edhe një deformim i qëllimshëm i saj.
Journal: Kultura Popullore
- Issue Year: 2009
- Issue No: 01+02
- Page Range: 227-231
- Page Count: 5
- Language: Albanian
- Content File-PDF