Albanian nationalism as historiographic phenomenon
Nacionalizmi shqiptar si fenomen historiografik
Keywords: Albanian nationalism ; historiographic phenomenon; Albania; Albanian History;
E shkuara historike gjithmonë ka qenë një pikë e fortë reference prej nga ku janë frymëzuar lëvizjet nacionale. Lavdia e së shkuarës bëhet domosdoshmëri për ndriçimin e historisë nacionale, ndaj dhe momentet më të rëndësishme të saj ndriçohen më fort se të tjerat. Nga ana tjetër, ngjarjet e mëdha të historisë i shërbejnë lëvizjeve nacionaliste si një instrument i fuqishëm për rritjen e ndërgjegjes dhe sigurimin e unitetit kombëtar, madje edhe si një justifikim i argumentuar për realizimin e aspiratave të parealizuara nacionale1. Është fenomen tipik për historiografitë me moshë të re që të obsesohen me çështje të historisë nacionale, pasi formëzimi i historisë nacionale është një nga të parat raison d’etre, sidomos në një rajon si Ballkani, i cili sapo kishte dalë nga një sundim i gjatë perandorak.
More...