
Rrok zojzi, THEMELUES I TRADITËS MUZEALE NË SHQIPËRI
Biografia e njerëzve të punës lidhet më shumë me aktivitetin më të rëndësishëm e më pasionant të tij. Në fakt biografia e Rr. Zojzit është mjaft e pasur dhe e shumanshme, duke filluar si mësues e më pas si etnograf. Me emrin e tij lidhet ngushtë e gjithë ecuria e zhvillimit të shkencës etnografike në Shqipëri. Aq e vërtetë është kjo sa Prof. Rrok Zojzi dhe etnografia shqiptare, janë sinonime të njëri-tjetrit. Ai ishte i vetmi që njohu aq mirë çdo skaj të krahinave fshatare shqiptare si dhe kulturën materiale dhe atë shpirtërore të tyre. Në tërësi kërkimet dhe përfundimet e nxjerra prej tij, kanë vënë një gur të fuqishëm në historinë e kulturës dhe të qytetërimit shqiptar. Në të vërtetë është vështirë të përcaktosh se cila ka qenë fusha apo drejtimi më i suksesshëm i tij. Veç një gjë e di mirë se pasioni dhe dashuria e madhe e Rr. Zojzit lidhet më shumë me krijimin e fondeve muzeale.
More...