Author(s): Mark Tirta / Language(s): Albanian
Issue: 01+02/2012
Një njeri i përmasave të mëdha si shkencëtar, po në dukje të jashtme tepër i thjeshtë, shumë modest, që i kushtoi tërë jetën e me shumë përkushtim mbledhjes në eksplorime terreni, botimit, studimit në thellësi të folklorit, të etnokulturës në përgjithësi, ka qenë i pëmdrituri Qemal Haxhihasani. Ai ka shkuar në atë jetë, po vepra e tij shkencore do të vazhdojë të shndrisë ndër shekuj në dijet, në kulturën shqiptare. Etnokultura, me përfshirje në të të etnologjisë e të folklorit, me ato kuptime e përcaktime që u janë dhënë në kërkimet shkencore ndër shqiptarë, janë gurë gjigantë themeli në ndriçimin e identitetit etnik, kombëtar në rrugën e zhvillimit të popullit tonë ndër shekuj, që nga lashtësia, nga Ilirët deri në ditët e sotme. Etnologjia e folklori janë dy disiplina shkencore të ndryshme, secila me objektin e saj të veçantë, por kanë mes tyre dhe shumë gjëra të përbashkëta, ndërfuten te njëra-tjetra, ndihmojnë e plotësojnë njëra-tjetrën me fakte, me dëshmi, me të dhëna, me histori, me teori, me shpjegime, me simbolika, me histori, që zbërthehen në kompleksin e dukurive të ndryshme të etnokulturës, për tema, për dukuri të veçanta. Këtë ndërthurje e ka studiuar në thellësi shkencore dijetari Qemal Haxhihasani, duke u përqendruar, ndër të tjera, dhe në mitologjinë e pranishme në folklor.
More...