SITUATA POLITIKE KOMBËTARE E NDËRKOMBËTARE DHE DEMONSTRATAT E SHQIPTARËVE TË VITIT 1968, NË ISH-JUGOSLLAVI
THE INTERNATIONAL NATIONAL POLICY SITUATION AND THE ALBANIAN DEMONSTRATIONS OF THE 1968 IN FORMER YUGOSLAVIA
Author(s): Sabile Keçmezi-BashaSubject(s): History, Philosophy
Published by: University of Tetova
Keywords: Intelektualët shqiptarë;demostratat e 1968;Adem Demaçi;
Summary/Abstract: Pas vdekjes së Stalinit në Rusi dhe shumë ndryshimeve ndërkombëtare në botë, filluan tëndodhin shumë ngjarje politike të cilat tronditën shumë shtete anë e kënd globit. Në vitet 60-të, nëvendet perëndimore rinia filloi të demonstronte kundër sistemit kapitalist. Në Shtetet e Bashkuaratë Amerikës, studentët demonstruan kundër luftës në Vietnam, kundër ndasive raciale,përmirësimin e kushteve të jetesës. Në Paris, filozofi i njohur Zhan Pol Sartër ishte bashkuar medemonstruesit dhe së bashku me ta ndante traktet ku shprehej pakënaqësia e studentëve, ndërsa nëuniversitete të shumta italiane demonstrohej kundër taksave të reja për studime. Në vitin 1960,Shqipëria, për të ruajtur lirinë dhe pavarësinë e saj, u shkëput nga kampi i atëhershëm socialist.Bashkimi Sovjetik, në shenjë hakmarrjeje, në fillim i preu ndihmat në grurë, për ta detyruar tënënshtrohej. Ndërsa më vonë kaloi në prerjen e marrëdhënieve diplomatike. Në vitin 1968,Çekosllovakia, përsëri për të ruajtur lirinë dhe pavarësinë e saj, deshi të shkëputej nga KampiSocialist. Por forcat e Traktatit të Varshavës me në krye sovjetikët ndërhynë me ushtritë e tyre dhee pushtuan, duke dhunuar kështu të drejtën e një populli për të jetuar si të dojë vetë, duke iaimponuar mënyrën e organizimit shtetëror. Këto ishin ato ndryshime që ndikonin dukshëm nëmllefin e rinisë ndaj gjendjes reale të atyre shteteve. Vlen të theksohet se demonstratat më masivedhe më të dhunshme ndodhën në Berlin, ku edhe u plagos lideri i studentëve Rudi Ducke, të cilatmë vonë u shndërruan në lëvizje terroriste të udhëhequra nga tandemi Bader-Meinhof.Në këto kushte të tendosjes në botë, edhe në Jugosllavi kishin filluar të organizoheshindemonstrata studentore. Në Beograd dhe Zagreb më 1967 kishin shpërthyer demonstrata tëfuqishme. Ndërsa në Kosovë, pasi u bindën se me rrugë institucionale nuk do të arrihej e tësigurohej një autonomi më e gjerë, që Kosova të shpallej Republikë, e vetmja rrugë që kishtembetur ishin demonstratat paqësore. Masat shqiptare në Jugosllavi nëpërmes demonstratavevendosën që të kërkonin ato që atyre iu mungonin gjithherë në krahasim me popujt e tjerë nëJugosllavi. Tek kërkesat e demonstruesve shqiptarë, përveç të tjerash do të ndikonte edhe fakti, sesa ishte premtuar dhe çfarë nuk ishte zbatuar, por që nga pushtetarët ishte shkuar në të kundërtën.Populli i Kosovës duke u informuar për të gjitha këto ngjarje që ndodhnin në botë, ai nuk mbetiindiferent. Në ish Jugosllavi filluan flitnin hapur për ndryshime kushtetuese, për demokratizimine jetës, decentralizimin e saj, e pushtetit etj. Edhe ashtu populli shqiptar i Kosovës dhe i viseve tëtjera i banuar me shqiptarë kishte shfaqur pakënaqësinë e vet, dhe ishte krejt e natyrshme se njëditë do të shpërthente. Pas Plenumit të Katërt të KQ të LKJ-së, shqiptarët filluan të merrnin frymëmë lirshëm, andaj në mënyrë legale nga pushtetarët shqiptarë u kërkua barazia e popullit shqiptar,e drejta për shkollim universitar, zhvillimi më i shpejtë ekonomik dhe vetë administrimi meresurset e shumta kosovare. Në Slloveni kërkohej autonomi më e madhe financiare, ndërsa nëKroaci më shumë pushtet për kroatët. Ndërsa në botë dominonin idetë e filozofit Herbert Markuzeapo të liderëve komunistë, në Kosovë më 1958, u botua romani “Gjarpinjtë e gjakut”, me autorAdem Demaçin. Ngjarja e romanit kishte shkundur nga letargjia politikanët e Kosovës. Më vonë,figura e Adem Demaçit ishte bërë simbol i rezistencës kombëtare, idhull për shumë të rinj, që ngaformimi i Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve e deri te burgosja e tij dhe e shumëveprimtarëve e intelektualëve shqiptarë të Kosovës.
Journal: PHILOSOPHICA International Journal of Social and Human Sciences
- Issue Year: 5/2018
- Issue No: 10
- Page Range: 118 - 123
- Page Count: 6
- Language: Albanian