Fondi arkivor i Sadulla Brestovcit në Arkivin e Kosovës
Në tërësinë e dokumenteve që Arkivi i Kosovës ruan për personalitet e shquara shqiptare dhe të huaja, një vend të nderuar zë edhe fondi arkivor i studiuesit dhe historianit të shquar, Sadulla Brestovcit, i cili në historiografinë shqiptare do të zërë një vend të merituar si një njohës brilant i dokumenteve arkivore që kanë të bëjnë sidomos me marrëdhëniet shqiptaro-serbe gjatë shek. XIX-XX Në Arkivin e Kosovës, fondi arkivor i Sadulla Brestovcit është i pranishëm në fondet dhe koleksionet e personaliteteve të ndryshme që ruhen në këtë arkiv dhe ky fond përmban gjithsej 14 kuti arkivore me dokumente me përmbajtje të ndryshme, duke filluar nga dokumentet personale, dokumente arkivore të fotokopjuara nëpër arkiva të ndryshëm të rajonit dhe me gjerë, fotografi, dorëshkrime, korrespodenca etj.
More...