Struktura kompozicionale dhe vlera artistike e kengës «Gjergj Elez Alija»
Meqë në këtë punim do të studiohet struktura kompozicionale e një kënge popullore, atëherë, krahas tërësisë së lëndës, me të cilën është ndërtuar ajo, do të hetohen njësitë më të imta motivore dhe ndërlidhjet e tyre me etapat e veprimit (aksionit) që paraqet kënga në tërësi. Në qoftë se strukturën e kuptojmë si përgjigje të pyetjes: çka përmban lënda dhe si është organizuar ajo, pra cilat janë komponentet thelbësore të një krijimi artistik, atëherë doemos duhet të kthehemi në çështjet e formës dhe të përmbajtjes së veprës artistike. Prandaj nocioni structure kompozicionale i përket unitetit të përhershëm formë-përmbajtje, në kuadër të të cilit zbërthehen njësitë motivore dhe kuptimore në etapat kompozicionale të këngës.
More...